Aksident në aksin Balldre-Lezhë, plagoset drejtuesi i motorit

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Balldre-Lezhë.

Një automjet është përplasur me një motor.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Lezhës.

"Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në fshatin Balldre , në afërsi të një karburanti mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A.Sh. është përplasur me mjetin ciklomotor me drejtues shtetasin Gj.M., i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë." - njofton policia.