Zani Çaushi mbetet në qeli, gjykata e Korçës rrëzon kërkesën për liri: Nuk është rehabilituar
Myrteza Çaushi, ish-kreu i bandës së Vlorës gjatë trazirave të vitit 1997 nuk do të kthehet në liri.
I dënuari me burgim të përjetshëm konsiderohet ende i parehabilituar dhe kërcënim për shoqërinë.
Mbi këtë argument gjykata e Korçës ka vendosur ta mbajë në qeli duke rrëzuar kërkesën për lirim të parakohëshëm.
Vendimi i marrë nga gjyqtari, Selaudin Pysqyli, është bazuar në dosjen e për kohën e qëndrimit në qeli të Zani Çaushit.
Aty Drejtoria e Burgjeve, si palë në proces mësohet se ka argumentuar se ai nuk ka pasur sjelljen e pretenduar shembullore dhe është dënuar disa herë gjatë kohës së qëndrimit në burg.
Seanca zgjati rreth 45 minuta dhe u mbajt me dyer të mbyllura nën masa të rrepta sigurie.
Prokuror i çështjes ishte Ervin Beqiri, ndërsa Çaushi u përfaqësua nga avokati Arben Lena.
Kjo ishte beteja e dytë ligjore e Zanit të Çoles për të fituar lirinë.
Fillimisht ai iu drejtua gjykatës së Korçës vitin e kaluar por u tërhoq nga kërkesa me një lëvizje të papritur, pasi kërkoi rillogaritjen e viteve të burgut.
Ai pretendon se ka kryer 31 vite burg nga 25 që kërkon ligji për të kërkuar daljen e parakoheshme nga qelia.
Por sipas vendimit të gjykatës, që ende pritet të zbardhet plotësisht, duke se ka qenë sjellja ajo që ja ka mbajtur të mbyllur dyert e qelisë edhe këtë herë.
Nga ana tjetër, Zani Çaushi, në ditët në vijim ka një tjetër seancë për kalimin nga regjimi i sigurisë së lartë në atë të zakonshme brenda burgut të Drenovës.
