Kontrollorët padisin Albcontrol për uljen e pagave nga bordi drejtues

Gjykata Civile pritet të shqyrtojë padinë e kontrollorëve ndaj kompanisë Albcontrol.

Seanca në këtë gjykatë ka nisur këtë të premte në orën 12:30.

Në gusht të vitit 2020 pasi është ulur me vendim të këshillit mbikëqyrjes paga, kontrollorët kanë bërë një padi në gjykatën civile për shfuqizimin e vendimit të bordit.

Çështja të tilla duhet të shqyrtohen në gjykatën e arbitrazhit, por në mungesë të një ligji kompetente për çështje të tilla është gjykata Civile.

Kujtojmë se 2 ditë më parë 65 kontrollorë të aeroportit të Rinasit ndalën punën e tyre duke bllokuar çdo fluturim nga ky aeroport.

Vendimi tyre shkaktoi vonesa dhe kaos te udhëtarët si dhe një furtunë politike me deklarata deri te grushte shteti.

Lexo edhe: Me turqit, Rinasi e nis me “bismillah”, ngrihet avioni i parë me pasagjerë, kthehen në punë disa kontrollorë