Aleanca i dhuron Bashës maketin e Teatrit: Mbaje në zyrë të kujtosh përpjekjen e përbashkët!
Në sheshin i Teatrit Kombëtar, kreu i opozitës, Lulzim Basha ka mbajtur një takim elektoral ku ai ka marrë edhe një dhuratë surprizë.
Basha i është dhuruar një maket të Teatrit Kombëtar sikurse ishte para se të shembej nga aktivistët e Teatrit Kombëtar.
Ka qenë regjizori Robert Budina ai që ia ka dorëzuar këtë dhuratë Bashës, i cili i kërkoi Bashës ta mbajë në zyrë maketin për të realizuar qëllimin e përbashkët.
Budina: Kemi një dhuratë për liderin e opozitës, Lulzim Basha. Maket i teatrit i prodhuar nga arkitektët. Përmasat janë marrë gjatë 3 viteve të protestës. Mbajeni në zyrë për të realizuar qëllimin e përbashkët. Rikthimi i Teatrit është edhe rikthim i vlerave qytetare dhe të kulturës. Të rikthehet. Me rikthimin e tij do jetë dhe rikthimi i vlerave dhe kulturës.
Kultura do të jetë ambasadori më i mirë i Shqipërisë për anëtarësimin në BE. NE u sulmuam nga një kryeministër që vjen nga fusha e kulturës. Kemi mbërritur në ditën që Teatri mos ndërtohet dhe këtu ngrihen vlerat e korrupsionit. Për këtë kemi mbështetjen e Evropës. Ju uroj ta mbani në zyrë.
Basha nga ana e tij tha se do t'i qëndrojë nënshkrimit të tij për ndërtimin e godinës së Teatrit siç ka qenë, duke shtuar se pavarësisht se nuk shquhet për tone të forta.
Basha: Ata që e shembën bëjnë gabimin e jetës së tyre nëse mendojnë se beteja mbarojë, bëjnë gabimin e jetës së tyre nëse nënvlerësojnë nënshkrimin tim. Unë nuk shquhem për tone të forta, as për metafora agresive, por çfarë kam nënshkruar e kam bërë realitet dhe po ju them sot se ky simbol nuk do të jetë thjesht një ngacmues i emocionit të dhimbjes për natën e errët të 17 majit, por kujtuesi i përditshëm deri sa Teatri të ringrihet siç ishte, aty ku ishte.