Memaliaj, kishte humbur prej 10 ditësh, gjendet i pajetë në Vjosë 47-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Prill 2021, 14:10
Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në qytetin e Memaliajt.
47-vjeçari me inicialet B.H. është gjetur në shtratin e lumit Vjosë.
"Më datë 09.04.2021, në vendin e quajtur "Ura e Memaliaj", në shtratin e lumit Vjosë është gjetur i pajetë shtetasi B. H., 47 vjeç, banues në Memaliaj. Ky shtetas është larguar nga banesa në datën 31.03.2021, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Nga këqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune." - njofton policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.