Karçanaj: Shërbimet konsullore në e-Albania, u kemi kursyer emigrantëve 99 vite kohë

Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj, bën me dije se platforma qeveritare e-Albania është e kudondodhur me shërbimet e saj elektronike, duke u shërbyer edhe nevojës së shqiptarëve jashtë vendit. 

Ajo shprehet se deri më tani janë mundësuar rreth 436 mijë aplikime online për pasaportë dhe kartë ID, për shtetasit shqiptarë, rezidentë jashtë kufijve,

Karçanaj: e-Albania është zgjidhje edhe për ‘hallet’ e shtetasve shqiptarë rezidentë jashtë kufijve! Iku koha kur emigrantët shqiptarë, me gjithë ngarkesat dhe vështirësitë e të jetuarit në vend të huaj, sorollateshin zyrave të konsullatës për të caktuar ditën dhe orën e takimit për të aplikuar për pasaportë apo kartë identiteti të re. Është koha që emigrantët shqiptarë të trajtohen si qytetarë evropianë!”

Falë e-Albania kemi mundësuar rreth 436 mijë aplikime online për pasaportë dhe kartë ID, për shtetasit shqiptarë, rezidentë jashtë kufijve. Sot, takimi rezervohet online në më pak se 5 minuta, duke u kursyer emigrantëve rreth 99 vite kohë pritje në radha.