Vrasja e Bardhok Planaj, policia gjeti 79 gëzhoja kallashi, dy karikatorët në makinë ishin bosh


Tri ditë pas atentatit që tronditi Shkodrën, Ora News ka mësuar detaje nga dosja e vrasjes së Bardhok Pllanajt, i cilësuar si “Kumbari” i këtij qyteti.

Makina e autorëve rezulton me numër shasie të fshirë, ndërkohë që viktimës i janë gjetur dy telefona njëri nga të cilët është dëmtuar nga plumbat.

Në dosje thuhet se makina e 46-vjeçarit pllanaj u qëllua me 79 pluimba pak minuta pasi kishte vizituar nënën e sëmurë në spitalin e shkodrës dhe kishte përcjellë bashkëshorten në banesën e tij.

"Kumbari" i Shkodrës Bardhok Pllanaj, është vrarë mbrëmjen e të dielës, 3 prill vetëm pak çaste pasi kishte vizituar nënën e sëmurë në spital dhe kishte dërguar bashkëshorten në shtëpi.

Ora News ka siguruar të dhëna nga dosja e policisë në lidhje me këtë ngjarje, ku përshkruhet se vrasja ka ndodhur pak metra pasi viktima kishte dalë nga oborri i pallatit ku banonte.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjithsej 79 gëzhoja arme kallashnikov, nga të vilat 77 në rrugën ku është qëlluar makina e 46-vjeçarit në një distancë rreth 100 metra ndërsa dy gëzhoja të tjera janë gjetur në automjetin tip volksvagen të përdorur nga autorët të cilët i vunë edhe flakën pas ngjarjes rreth 250 metër larg vendit të atentatit.

Karikatorët bosh
Dy karikatorët e sekuestruar në makinën e djegur sipas burimeve të policisë, ishin të boshatisur dhe në të nuk është gjendur asnjë plumb. Në proces-verbalet e mbajtura nga policia, thuhet se në automjetin Range-Rover, ku udhëtonte Bardhok Pllanaj, u gjetën dy telefona celularë, nga të cilët njëri është i dëmtuar kurse tjetri në gjendje të rregullt, u dërgua në laboratorin kriminalisitik për ekzaminime.

Po kështu hetuesit përshkruajnë se nga kqyrja e makinës së përdorur nga autorët, Volksvagen me targa italiane, është konstatuar se numri i saj i shasisë është fshirë, edhe pse identifikimi i mjetit mund të bëhet nga ngjyra e saj e bardhë si dhe nga dokumentet që janë gjetur në pjesën e poshtme të sediljes. Sipas të dhënave policore, mësohet se automjeti në fjalë është vjedhur një vit më parë në Tiranë.

Merret në pyetje roja
Policët shkruajnë në raportin e tyre se kanë marrë në pyetje edhe një roje që pononte pranë zonës së krimit, i cili ka thënë se nuk ka parë ndonjë lëvizje personash të dyshimtë para ngjarjes, në këmbë apo me makinë, edhe pse ka shtuar se kishte dëgjuar krismat e armëve në momentin e vrasjes.

Policia është njoftuar për atentatin pas njoftimit në sallën operative për një automjet që po digjej në zonën e Dobraçit si dhe për të shtënat me armë që ishin dëgjuar aty mbrëmjen e të dielës.

Në dosje policët shkruajnë se vrasja, mund të jetë kryer nga një grup krimial që ka vëzhguar viktimën për disa kohë para atentatit.