Zgjedhjet dhe Reforma në Drejtësi/ Palmer takime virtuale me Ramën, Bashën e Metën
Ambasada amerikane në Tiranë jep lajmin se Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA, Matthew Palmer, do të zhvillojë këtë të martë 'takim virtual' në Shqipëri. Mësohet se në fokus të bisedave do të jenë zgjedhjet e 25 prillit dhe Reforma në Drejtësi.
"Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Matthew Palmer do të zhvillojë sot një “takim virtuale” në Shqipëri. Ai do të takohet me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Basha për të diskutuar mbi përparësitë e Shteteve të Bashkuara, përfshirë pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit.
Pak ditë më parë ambasada amaerikane u ka kërkuar politikanëve dhe autoriteteve shqiptare që të mos lejojnë që në zgjedhjet parlamentare të marrin pjesë kandidatët të cilët janë pjesë e listës së zeze së SHBA-së.
Palmer do të zvillojë një takim edhe me përfaqësuesit e drjtesisë së re për të marrë më shumë informacion mbi reformën në drejtësi.
Zv.Ndihmës Sekretari Palmer do të takohet gjithashtu me drejtuesit e reformës në drejtësi. Ai do ta përfundojë vizitën e tij me një tryezë të rrumbullakët me gazetarë, të cilët kanë marrë pjesë në programet e shkëmbimit dhe trajnimit të SHBA", shkruan Ambasada.