Dy muaj në izolim nga bora mbi 2 metra, Korçë: Bashkia kujtohet për Panaritin, i hap rrugën

Gjate këtij dimri fshati Panarit, ka qënë i izoluar prej më shumë se 2 muajsh. Këtu jemi në majën e mashkullores, dhe lartësia e borës ka arritur deri në 2 metër, banorët e fshatit Panarit kanë hasur në vështirësi në jetë ne tyre.

Pikërisht kjo rrugë ka bllokuar rreth 200 banorët dhe i ka izoluar ata me pjesën tjetër.

Vetëm të dielën Bashkia Korçë është kujtuar që të çojë mjetet për të hapur rrugën.

Banorët shprehen se këtë vit dimri ka qenë i vështirë për ta.

"Këto dy vitet e fundit nuk ka pasur dimër, por ky ka qenë një dimër i ashpër".

Gjatë ditëve të izolimit, shumë banorëve u kishin mbaruar ushqimet .
"Ka probleme furnizimi, një pjesë familje edhe mbetën duke marrë dhe hua. Baza ushqimore për blegtori për çdo gjë këtu është e izoluar".

Gishtin ja drejtojnë bashkisë që i ka lënë në harresë.

"Rruga është kryesore. Po nuk u bë rruga këtu, kështu do ikin. Momenti më i vështir, më skandalozi ka qenë për fshatin Panarit. Nuk flas vetëm në emrin tim".

Tani në fshat nuk ka më borë, por për të parandaluar që një situatë e tillë të përsëritet ata apelojnë që të investohet në infrastrukturën rrugore.