Në Bashkinë e Tiranës “flenë” mbetjet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës shpesh herë propagandon pastërtinë e madhe që mbizotëron në kryeqytetin e Shqipërisë.

Por pranë godinës së Bashkisë së Tiranës, vetëm disa metra larg  zyrës së kryetarit të Bashksië, mund të gjejmë letra, plastikë dhe kanaçe të ndryshme, të cilat duken sikur nuk janë pastruar prej vitesh.

Madje kryebashkiaku Erion Veliaj jo rrallë herë ka veshur edhe dorezat për të treguar se ai është kryesanitari i Tiranës.

Por vetëm sa për foto dhe video propagaduese, pasi realiteti shihet jo më larg sesa zyrat e tij.

Papastërtitë dhe mbetjet kanë mbushur edhe hyrjen e pasme të institucionit më të rëndësishëm të kryeqytetit.

Para Bashkisë, Veliaj kujdeset si për pemët edhe për dukjen e fasadës, pas saj mbizotërojnë plehrat, madje edhe dritat që e rrethojnë këtë institucion harrojnë ti fikin edhe gjatë ditës.