Vrasja e Ridvan Ramazanit, Gjykata vendos masën' arrest me burg 'për Hydajet Mehmedaj
Arrest me burg ka dhënë Gjykata e Shkodrës për Hydajet Mehmedaj, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Ridvan Ramazanit.
Ai nuk ka pranuar që të flasë në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura dhe nën masa sigurie.
Mësohet se avokati ka kërkuar arrest shtëpie pasi sipas tij Hydajet Mehmedaj, ka qenë thjesht drejtuesi i mjetit dhe jo autori i vrasjes. Por kërkesa e tij është rrëzuar nga Gjykata.
Lexo dhe: Ekzekutimi i të fortit të Shkodrës, bie në pranga i dyshuari i dytë për vrasjen e Ritvan Ramazanit
Hydajet Mehmedaj i cili dyshohet për vrasjen e Ridvan Ramazanin më 28 nëntor të vitit të kaluar në Shkodër, është arrestuar 2 ditë më parë. 34 vjeçari, u arrestua në një bar-kafe në fshatin Mushan, Shkodër, pas informacioneve të vendodhjes së tij.
Mehmedaj në bashkëpunim me Duel Mehmedaj, (vëllai i tij) i cili është i shpallur në kërkim dhe Milkjor Gjoka i arrestuar ditën e ngjarjes, dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri Ridvan Ramazanin (Hyseni), 46 vjeç, banues në fshatin Darragjat, Shkodër.
Ditën e ekzekutimit të 46-vjeçarit u vu në pranga 25-vjeçari Milkjor Gjoka, për të cilin gjykata ka dhënë masën ‘arrest me burg’. Gjoka mohoi të ketë bashkëpunuar me vëllezërit, Duel dhe Hydajet Mehmedaj që dyshohen si autorë të vrasjes se Ridvan Hysenit i njohur edhe si Ridvan Ramazani.
Ramazani u ekzekutua me 30 plumba kallashnikovi më 28 nëntor 2020 në fshatin Mushan në Shkodër pranë një pike karburanti teksa udhëtonte me makinën e tij.
Lexo më shumë: Të gjitha lajmet mbi vrasjen që tronditi Shkodrën