Korçë, freza i preu të dyja këmbët, 27-vjeçari niset me helikopter drejt Traumës

Një 27-vjeçar ka marrë dëmtime të rënda në këmbë teksa ka qenë duke punuar tokën me një mjet tip zetor.

Siç raporton gazetarja e Ora News në Korçë, Iris Rezhda, ngjarja ka ndodhur në fshatin Porodinë ndërsa ka qenë freza ajo që i ka prerë të dy këmbët, nga gjuri e poshtë.

I riu i plagosur është identifikuar si Algredo Mukadesi.

Ai është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Korçës ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Mësohet se gjendja e tij është e rëndë për shkak të hemoragjisë, ndaj ai po transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë me helikopter.

Njoftimi i Policisë Korçë:

Informacion paraprak

Më datë 06.04.2021, rreth orës 13:30, jemi njoftuar se në fshatin Porodinë, Korçë, shtetasi A. M., 27 vjeç, duke punuar arën me një mjet tip zetor, dyshohet se është plagosur rëndë në këmbë, si pasojë e frezës së mjetit. Aktualisht ky shtetas, ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve.