Gjobat e padrejta në Tiranë, Sistemi i Tirana Parking nuk punon, bashkiakët ndëshkojnë qytetarët
Mungesa e hapësirave të parkimit nuk është problem i vetëm për qytetarët e Tiranës të cilët po penalizohen me gjoba edhe në rastet kur paguajnë shërbimin, si pasojë e defekteve në sistemin e Tirana parking.
Bazuar në denoncimet e qytetarëve Ora News ka konfirmuar së fundi se policët bashkiakë po gjobisin qytetarët padrejtësisht për shkak se në momentin që kontrollojnë targën e mjetit, sistemi i Tirana Parking u përcjell informacion të gabuar.
Tirane- Të parkohesh në Tiranë është një mision i pamundur por edhe në ato raste kur ti ke mundësi parkimi gjobitesh nga policia bashkiake. I tillë është denoncimi i mbërritur në redaksinë e Ora News. Qytetari pasi ka paguar vendin e parkimit në orën 9:22 minuta ku dhe eshtë konfirmuar nga qendra se bileta është prerë me afat një orë, por pasi është kthyer për të marrë makinen rreth orës 10:00 ai ka konstatuar një fletë gjobe e cila ishte e firmosur në orën 09:34 minuta nga policia bashkiake
"Ju bletë biletën, në zonën A, vlera 1,00,00 lekë deri në orën 10:22. Kjo pagesë shkon për gjelbërimin e qytetit. - shkruhet në mesazhin që i ka ardhur qytetarit.
Qytetari që mesa duket nuk është i vetmi i penalizuar nga gabimi i sistemit të Tirana Parking, ka telefonuar sallën operative te policisë bashkiake për të shpjeguar problemin, ku operatori i ka kerkuar të verifikojë targën dhe orën e vendosjes së gjobës e cila ka rezultuar të ishte brenda kohës së paguar.
Punonjësi i policisë bashkiake ka pranuar se problem qëndron tek sistemi i Tirana Parking, i cili në momentin kur punonjësit e policisë bashkiake që janë në terren, kontrollojnë targat e mjeteve të parkuara nuk pasqyron të vërtetën.
Por edhe pse kanë kaluar 4 ditë ende denoncuesi nuk ka marra asnjë përgjigje, ndërkohë që në telefonin e tij ka mbërritur nje mesazh ku tregon se gjoba jo veten nuk është anuluar por njoftohet se nëse paguan detyrimin brenda 5 ditëve përfiton zbritjen e 20 përqind të vlerës.
Policia bashkiake por edhe vetë Trirana Parking edhe pse pas denoncimeve të shumta nuk ka marrë asnjë masë për rregullimin e sistemit, cka rendon me shumë në xhepat dhe kohën e qytetarëvë.
Ndërkohë mësohet se qytetari pasi ka paguar faturën, kur është kthyer tek automjeti, ka konstatuar se policia bashkiake i ka vendosur gjobë. Fletën e gjobës e ka gjetur të vendosur mbi makinë.
Si ndodhi e gjitha
Ne datën 2 prill në ora 9.22 qytetari dërgon mesazh në numrin e Tirana Parking, të vendosur nga Bashkia në tabelat publike. Në ora 09.23, qytetari merr konfirmim me mesazh se ka prerë biletën e parkimit me numer : CJOOK6SMA, i jepet targa, zona dhe i thuhet se ka kohë për ta lënë makinën aty deri në orën 10.22.
Ne oren 10.00 qytetari kthehet tek makina dhe gjen fleten e gjobës ne xhamin e përparmë. Për disa minuta shikon në zonë nese është aty policia që ka vendosur gjobën dhe me pas, telefonon sallën operative të policisë bashkiake në numrin: 042419465.
Operatori i kerkon të verifikojë targën dhe orën e vendosjes se gjobës, e cila është 09.34, pra brenda kohës së paguar të parkimit. Sipas tij kjo gjë ndodh nga gabimi i sistemit te Tirana Parking i cili ne momentin kur policët bashkiake kontrollojnë targën e automjetit, nuk njofton se sistemi i parkimit është perdorur për mjetin në fjalë.
Operatori udhëzon qytetarin te paraqitet ne zyrat e informacionit të Bshkisë Tiranë me foto të gjobës dhe mesazhit që ka dërguar për të bërë apelimin e gjobës ose të dërgojë ankim me email ne adresën e Bashkisë Tirane. Në orën 10.12 qytetari njofohet me sms, se pas 10 minutash perfundonte koha e parkimit dhe nëse kishte nevojë mund të paguante zgjatjen e tij. Qytetari bën ankimin ate ditë në ora 11.00 dhe ende nuk ka marrë pergjigje, për anulimin e gjobes, ndërkohë që është njoftuar me mesazh se në emër të tij ka kalaur gjoba dhe se nëse nuk e paguan në 5 ditët e para përfiton uljen 20% të vlerës së gjobës.