Pas Dibrës, Rama i kërkon tërmet edhe në Vlorë/ Gjiknuri: Mezi po pres ta them dhe një herë...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2021, 13:56
Kur jemi futur në zemër të fushatës elektorale dhe kur jemi rreth tre javë nga zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, kryeministri Edi Rama duket se i ka lënë shije të mirë "tërmeti" i Dibrës, ndodhur në zgjedhjet lokale të 2017-ës.
Gjatë një bisede telefonike me drejtuesin politik të PS në qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, në 2017 në Dibër, kryeministri e ngacmon teksa e pyet nëse tërmeti do të përsëritet edhe në qytetin bregdetar më 25 Prill.
Bashkëbisedimi në telefon:
Rama: Ça bohet Damian?
Gjiknuri: Po mirë. Ja fushatë. Punë, lëvizje, takime
Rama: Do e bësh tërmet Vlorën apo jo? (Qesh)
Gjiknuri: Kam qejf të bëhet fitorja e duhur dhe ta them edhe një herë atë fjalë tërmet. Atëhere e ka lezetin.