Shtyhet sërish afati i bllokimit të doganës së Kapshticës, ja kush mund të kalojë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2021, 10:54
Greqia zgjat deri më 19 prill kufizimet e lëvizjes me Shqipërinë
Lëvizja me Greqinë përmes Pikës kufitare të Kapshticës do të mbetet e ndaluar deri më 19 prill.
Autoritetet greke kanë vendosur të shtyjnë masat kufizuese të lëvizjes me vendin tonë në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit
Sipas rregullave tashmë në fuqi prej disa muajsh, pika kufitare punon nga ora 06 00 deri në 22 00.
Gjatë kësaj kohe nga Greqia drej Shqipërisë mund të hyjnë këmbësorët dhe mjetet e transportit të mallrave.
Kakavija mbetet pika e vetme kufitare nga ku do të bëhet lëvizja në rrugë tokësore me Greqinë, ku lejohet të kalojnë 400 persona në ditë.