Gjoba 50 milionëshe, Debreshi: Punëtorët gjobiten, militantët nuk preken, oligarkëve u falen taksat

Kandidati i pavarur në qarkun e Dibrës, Elton Debreshi reagon sërish pas gjobës 50 milionëshe që autoritetet i vendosën pak ditë më parë për shkak të shkeljeve të rregullave të masave anti-Covid.

Përmes një tjetër video-reagimi në Facebook, përfaqësuesi i minatorëve në Bulqizë shprehet se kjo është tentativë për të mbytur zërin e punëtorëve, ndërsa shton se militantët partiakë nuk preken.

"Punëtorët gjobiten ndërsa militantët partiakë nuk preken. Punëtorët gjobiten ndërsa oligarkëve u falen taksat.Në nuk trembemi nga provokimet! Ne nuk ndalemi nga gjobat!", shkruan ai.

Lexo edhe: Gjoba 50 milionëshe kundër ndryshimit të Elton Debreshit

Reagimi i plotë:

KJO ËSHTË TENTATIVË PËR TË MBYTUR ZËRIN E PUNËTORËVE

Gjobëvënia ndaj takimit tonë elektoral është dora e pushtetarëve që tenton të mbytë zërin e punëtorëve. Të njëjtën gjë bënë edhe me protestën e minatorëve në vitin 2019. Të njëjtën gjë bënë edhe me protestën e naftëtarëve një vit më vonë.

Punëtorët gjobiten ndërsa militantët partiakë nuk preken. Punëtorët gjobiten ndërsa oligarkëve u falen taksat.Në nuk trembemi nga provokimet! Ne nuk ndalemi nga gjobat!

Kjo është përpjekja jonë e përbashkët për ta çuar zërin deri në Parlament!

Lexo edhe: Masat anti-Covid, 50 mln gjobë për minatorin-kandidat: Po tubimet e PD?

Gjoba