VIDEO e aksidentit në Gjirokastër, Audi përfundon në trotuar, fuoristrada mbi trafikndarësen

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, 5 prill 2021.

Siç mund ta shikoni dhe në videon e siguruar nga Ora News, në aksident janë përfshirë dy mjete, një tip "Audi" dhe një tip "Toyota".

Nga përplasja e dy mjeteve, "Toyota"ka përfunduar mbi ndarësen e korsive, ndërsa "Audi" ka përfunduar mbi trotuar, pranë një biznesi privat.

Fatmirësisht nga përplasja raportohet vetëm për dëme materiale.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.