Rama "xheloz" për pritjet entuziaste të Bashës?
Kryeministri Edi Rama komentoi sërish ditën e sotme mitingun elektoral të Partisë Demokratike. Në një deklaratë për mediat, Rama tha se deklaratat që bën në lidhje me fushatën nuk është për shprehje xhelozie.
Unë e kam përsëritur çdo ditë. Për fat të keq ka njerëz te cilëve ju duket kjo si politike, por ka edhe me keq akoma që e mendojne si shprehje te xhelozie per turma. Faktikisht nuk ka diskutim që çdo parti politike dhe aq më shumë një parti si e jona mund të mbledhë njerëz masivisht, por është papërgjegjshmëri në kushtet kur vaksinimi është vërtet një armë fatale kundër armikut të padukshëm.
Por nëse nuk shoqërohet me distancimin dhe nëse paralelisht nuk i bejmë të dyja bashkë,vaksinim dhe distancim, sigurisht që vështiresojmë punën tonë,aq me tepër qe janë para syve tanë shembujt e vendeve të tjera, ku për marshime elektorale janë humbur jetë njerëzish dhe janë plagosur shumë marshues.
Nuk është kjo që duhet të ndodhë dhe nuk është kjo sjellja e një lidershipi politik i ciles do forcë politike, që pretendon të ketë një zë dhe një vend në tryezën e vendimmarrjes së vendit. Kjo është thjesht papergjegjshmëri.