Atentati/ Pse Bardhok Pllanaj njihej si "Kumbari" i Shkodrës, grupet me të cilët bashkëpunonte


Bardhok Pllanaj, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 4 prillit 2021, me breshëri plumbash, njihej dhe si  “Kumbari i Shkodrës”.

Po pse 46-vjeçarit i ishte vënë kjo nofkë?

Gazetari Elton Qyno në një intervistë që ka dhënë në studion e Ora Neës, ka treguar se Pllanaj, kishte nofkën “Kumbari” pasi kishte lidhje me të gjithë grupet e trafikimit të lëndëve narkotike.

Bardhok Pllanaj u ekzekutua në makinë mbrëmjen e 4 prillit 2021 teksa shkonte në banesën e tij.

Lexo dhe: Ekzekutorët qëlluan,më shumë se 100 plumba drejt Bardhok Pllanajt

Po pse 46-vjeçarit i ishte vënë kjo nofkë?

Gazetari Elton Qyno në një intervistë që ka dhënë në studion e Ora News, ka treguar se Pllanaj, kishte nofkën “Kumbari” pasi kishte lidhje me grupet kriminale jo vetëm në Shkodër.

Përfshirja në grupet kriminale

"Kishte nofkën "Kumbari" pasi kishte lidhje me të gjithë grupet e drogës. Bardhok Pllanaj ka bashkëpunuar më shume grupe në Vlorë për lëndën narkotike."

Bashkëpunimi me grupet e Vlorës dhe Tepelenës

Qyno zbulon se 46 vjeçari bashkëpunonte dhe me grupe kriminale jashtë Shkodrës.

"Bardhok Pllanaj ka bashkëpunuar shumë herë me grupet e Vlorës, në trafikimin e lëndëve narkotike, ka bashkëpunuar shumë herë me grupet e Tepelenës. Ka Bashkëpunuar me Fero Dervishajn, ose me Renato Çaushin, që e furnizonin me lëndë narkotike, e më pas në zonën e Vilunit, arrinin të trafikonin lëndë narkotike në drejtim të Italisë, ku më pas e prisnin dy familje Siçiliane shumë të njohuara në Itali. "

Bradhok Pllanaj, sqaron Qyno, nuk është akuzuar asnjëherë për trafik lëndësh markotike, por vetëm në një rast është  akuzuar për moskallëzim krimi.

"Asnjëherë policia nuk është marrë seriozisht me këtë person" tha Qyno në studion e Ora News.

Droga e Vilunit

Pllanaj ishte i përfshirë në  operacionin e quajtur “laguna e Vilunit" të zhvilluar më datë 30 shtator 2014, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” midis Lagunës së Vilunit dhe Shëngjinit.

Qyno bën me dije se Pllanaj në vitin 2014, u fsheh në makinën e Frrokut, për t’iu shmangur arrestimit nga policia, e cila e kërkonte për trafik droge.

"Ishte një person që kishte një shkuar kriminale. Nuk dihet se nga cila anë është ezkekutuar ky individ. Bardhok Pllanaj kishte një repuatacion të mirë, për shkak se mbante marrëdhënie të mira me të gjithë.

Pllanaj është një emër i lakuar shpesh në media, edhe si një person që ishte i përfshirë në vrasje. Herë pas here përfshihej në ngjarje kriminale. Kulmi ishte kur u bë e ditur se kishte hipur në makinën e Frrokut. Në vitin 2014, ai u fsheh në makinën e Frrokut, për t’iu shmangur arrestimit nga policia, e cila e kërkonte për trafik droge. ".

Po ashtu ai ishte në kërkim të policisë, pasi kishte qëlluar me armë zjarri drejt lokalit të efektivit Albert Pjetri.

"Gjithashtu Pllanaj, ishte i skeduar nga policia si një person që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Pllanaj, dyshohet si i përfshirë në operacionin e quajtur “laguna e Vilunit të zhvilluar më datë 30 shtator 2014, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” midis Lagunës së Vilunit dhe Shëngjinit, shërbimet e policisë kufitare dhe ato të Guardia di Finanza, panë të hidheshin nga një mjet lundrues, në det çanta të zeza në përmasa të mëdha.

Pasi u nxorën nga deti, rezultoi se brenda thasëve kishte drogë me peshë 210 kg. Pllanaj, ishte në kërkim të policisë pasi qëlloi me armë zjarri drejt efektivit të 'Shqiponjave", Albert Pjetri.

Ky personazh ka qenë në rrezen e kuqe të policisë pasi herë pas here krijonte konflike. Ka qenë i skeduar që në vitin 1991, pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen Agron Tollozit.

Ishte njeriu që qëndronte në rolin e atij personit që merrej me gjithçka por askush nuk merrej me këtë. Dyshohet sikur ka qenë i armatosur, por jo ende nuk është konfirmuar. Dje Pllanaj ka qenë i vetëm nuk ka qenë i shoqëruar, përndryshe edhe mund të kishte shpëtuar."