Osmani: Dialogu të jetë i barabartë, s'ka paqe nëse Serbia s'kërkon falje për krimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2021, 20:11
Vjosa Osmani në fajalimin e parë që ka mbajtur si Presidente e Kosovës, ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë , duhet të jetë i drejtë dhe i barabartë.
Më tej ajo ka thënë se nuk do të ketë paqe nëse Serbia nuk kërkon falje për krimet që ka bërë në Kosovë.
"Është e vërteta që nuk mund ta mohoj askush.Dialogu është vërtet rruga që kemi përpara por ai duhet të jetë i drejtë dhe i barabartë. E paqja do të arrihet vetëm kur të shohim pendesë nga Serbia të kërkojë falje e kriminelët të vihen para drejtësisë. "