"Unë presidentja e të gjithëve. Do mbroj çdo pëllëmbë tokë. Jemi pak për të qenë NE dhe ATA" Fjalimi i i Vjosa Osmanit në Kuvend

Në fjalimin e parë si presidente e Kosovës, zonja Vjosa Osmani premtoi se do të ishte presidentja e të gjithëve dhe do të mbrojë çdo pëllëmbë tokë dhe integritetin territorial.

Fjalimiu mbajt mbrëmjen e 4 prillit 2021 pasi Kuvendi votoi në raundin e tretë me 71 vota Vjosa Osmanin në postin e presidentes së Kosovës me mandat pesëvjeçar.

Osmani fitoi në raundin e tretë të votimit, ku morën pjesë 82 deputetë, ndërsa kandidati tjetër Nasuf Bejta ish-kandidati për deputet nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje nuk mori asnjë votë.

Nga sot është veshur me shumë përgjegjësi

Është nder i madh për mua që me bekimin tuaj dhe vullnetin e qytetarëve t’iu drejtohem nga foltorja e këtij Kuvendi në cilësinë e Presidentes më të re të vendit tonë. Vullneti juaj i shprehur me 14 shkurt, më veshi njëkohësisht me përgjegjësi. Dashuria për Kosovën, ka qenë motivimi më i madh për jetën politike. Sot është dita e Kosovës, është dita juaj, është ditë në të cilën vullneti juaj i shprehur me 14 shkurt po plotësohet dhe institucionet po konstituohet.

Është dita e Kosovës sepse të personazhet që ju zgjodhët, po demonstrojnë një nivel të lartë demokracie. Dëshmojmë edhe njëherë, që me urtësi dhe vendosmëri dimë ti përballojmë sfidat dhe ti japim kuptim. Vendosmëria për të rritur ëndërr 137n po jetësohet. Sot Kosova zgjodhi edhe njëherë një Presidente grua. Shpresoj ta mbani ndërmend këtë që po ndodh tani. Vajzat e kanë vendin aty ku ëndërrojnë, e aty ku punojnë me zell. Përfaqësimi i qeverisë tonë nga gra, është shembull që duhet ndjekur edhe nga vende më të zhvilluara.

Nuk kemi nevojë të shohim përtej kësaj salle, për të kujtuar vuajtjet e tmerrshme të vendit tonë dhe sakrificat e shumta që kaluam. Historia jonë është dhe historia e njerëzve përfaqësues në këtë sallë. Është historia e seksuale e dhunës që është bërë në Kosovë. Zonja Krasniqi është simbol i forcës sonë”- tha Osmani.

U zotua se do të mbrojë integritetin territorial

"Zotohem se do të mbroj çdo pëllëmbë, çdo pëllëmbë të Republikës tonë. Dhe do të angazhohem pa kursim për të garantuar pacënueshmërinë e integritetit territorial institucional e sovranitetit të vendit. Kosovën duhet ta bëjmë gjithnjë e më të fortë se është mëmëdheu  ynë. "

Nuk ka NE dhe ATA

Ndër të tjera u zotua se do të ishte presidentja e të gjithëve dhe se do të thellojë aleancat me miqtë e Kosovës.

"Si presidente e të gjithë qytetarëve pa dallim do të sigurohem që interesi ynë nacional të jetë mbi të gjitha e Kushtetuta të jetë udhërrëfyes. Aleanca me miqtë tanë të thellohet e kapitali i jashtëzakonshëm njerëzor të angazhohet, e drejta të sundojë e natyra e jeta mbi të të mbrohet. E prirë nga gjithëpërfshirja në vendimmarrje e unifikuese në sfida e të arritura.

Ne nuk jemi shumë për tu ndarë në NE dhe ATA. Ne të gjithë jemi një qytetarë të Republikës tonë të dashur që i dedikohemi përjetësisht. Dera ime si presidente do të jetë e hapur për të gjithë.

Nuk do të ketë parti nga pozita e opozita. Të gjithë bashkë jemi në shërbim të Kosovës ndaj mbi këtë parim unë jam njëra nga ju që e mora detyrën e presidentes së vendit që e mora në rrethana jo të zakonshme për të vazhduar në rrethana shpresoj më të zakonshme e në rrethana më shpresdhënëse."

Mesazhi per vajzat e Kosoves: Çdo gjë është e mundur
Nuk harroi për të përcjellë dhe një mesazh për vajzat e vogla të Kosovës.

"Vajzat e kanë vendin aty ku ato dëshirojnë, ëndërrojnë punojnë fort apo me zell. Mos e ndalni hapin kurrë. Çdo gjë është e mundur dhe për këtë duhet të besojmë fort"

Në këtë seancë nuk morën pjesë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ata të Listës Serbe. Kuorumin për zgjedhjen e Osmanit ia mundësoi ish-partia e saj, Lidhja Demokratike e Kosovës, që është në opozitë.