VV mbledh nënshkrimet, Vjosa Osmani pritet të votohet si presidente e Republikës së Kosovës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2021, 12:49
Vjosa Osmani pritet sot të votohet si presidente e Republikës së Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje raportohet se ka mbledhur firmat për seancën e jashtëzakonshme.
Përpos Vetëvendosjes dhe partive të komuniteteve joserbe të cilat e mbështetin Osmanin, ish-partia e saj, LDK-ja, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në votim, ndërsa PDK-ja dhe AAK-ja nuk pritet të qëndrojnë në sallë.
Ish-kryeparlamentarja Osmani ushtronte detyrën e presidentes deri para dy javësh, kur posti iu kalua provizorisht Glauk Konjufcës.