PDK-ja shkarkon deputeten nga të gjitha detyrat, Osmani e falenderon nga Kuvendi
Partia Demokratike e Kosovës ka shkarkuar sot nga të gjitha funksionet deputeten Adelina Grainca, pasi ajo tradhëtoi votën e eletoratit të PDK-së dhe e shiti votën e saj për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente.
Adelina Grainca e cila është zgjedhur deputete si kandidate në listën e PDK-së, ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo e fundit ka hedhur votën për Vjosa Osmanin, e cila e ka falenderuar në fjalimin që mbajti nga foltorja e Kuvendit si Presidente e Kosovës.
Po ashtu gjatë fjalës së saj, Osmani ka falenderuar të gjithë deputetët që e kanë votuar derisa ka pasur një mesazh edhe për opozitën që nuk qëndroi në sallë gjatë procesit të votimit.
"Dua t’i falenderoj kolegët nga Lidhja Demokatike e Kosovës, në krye me kryetarin Lumir Abdixhiku me të cilët kam bahskëudhëtuar për 21 vite, për kontributin e tyre në ndërtimin e institucioneve të vendit.
Dua t’i falenderoj edhe deputetët e tjerë, deputeten Reshitaj, deputeten Grainca, deputetin Pacolli, të gjithë dpeutetët që përfaqësojnë komunitetin turk, boshnjak, rom, ashkali, egjiptas, goran, të gjithë bashkë sot dëshmuam se Kosova është atdheu ynë i përbashkët.
Ndërkaq për deputetët që sot nuk janë në këtë sallë zotohem para të gjithëve se do të jemi bashkë në çdo sfidë e në çdo fitore për atdheun tonë, Republikën e Kosovës."- ka thënë ajo.