Trafikonin drogë, arrestohen dy shqiptarë në Greqi, çfarë u sekuestroi policia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2021, 17:07
Dy shqiptarë janë arrestuar në Athinë, pasi akuzohen për tafikim droge.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se policia pas kontrolleve që bëri në shtëpitë e tyre gjeti dhe konfiskoi, 1,3 kg kokainë, 18 thasë me ilaçe, 2 peshore precize, një shumë parash prej 15,020 euro dhe 241 dollarë, si dhe 7 celularë.
Të dy të arrestuarit, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, u dërguan në Prokurorinë Athinës.