Presidenti bashkë më ligjin e zgjedhjeve, Kurti dërgon në Kuvend projektligjin që kushtëzon votat për Osmanin

Parlamenti i Kosovës pritet të votojë Vjosa Osmanin si Presidente të Republikës.

Ndërsa ishte caktuar mbajtja e seancës në orën 17:00, mbledhja u shty pasi Vetëvendosja këmbënguli për nismën e ndryshimit të ligjit të zgjedhjeve. 

Kryeministri Albin Kurti mblodhi me urgjencë qeverinë,  ku miratoi dhe i përcolli Kuvendit projektligjin i cili u prit me kritika nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kjo parti pretendon se Kurti po e përdor ndryshimin e ligjit zgjedhor si shantazh për votat ndaj presidentes Vjosa Osmani.

Më herët  Lëvizja Vetëvendosje mblodhi 40 firmat e kërkuara për seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.

Përpos Vetëvendosjes dhe partive të komuniteteve joserbe të cilat e mbështetin Osmanin, ish-partia e saj, LDK-ja, konfirmoi se do të marrë pjesë në votim, ndërsa PDK-ja dhe AAK-ja nuk pritet të qëndrojnë në sallë.

Ish-kryeparlamentarja Osmani ushtroi detyrën e presidentes deri para dy javësh, ndërsa kryeministri Albin Kurti i bëri thirrje parlamentit ta votojnë për të shmangur zgjedhjet e reja.