Zeka: Kurti njeri i kaosit dhe marksist, t'i ulë gjakrat dhe jo të na çojë në zgjedhje të jashtëzakonshme
Në një intervistë për Ora News me gazetaren Matilda Mcini, analisti Melaim Zeka u shpreh se Albin Kurti është një kryeministër i kaosit dhe i anarkisë politike.
Zeka ta se Albin Kurtin e mbështet si politikan që nuk është hajdut, ndërsa në idetë e tjera nuk bashkohet, sepse për të është një marksist-leninist.
Zeka: Kurti mendon se ata që e kanë votuar e kanë votuar si një lider që mund ta nxjerrë vendin nga gjendja ky është. Unë e kam thënë vota ka qenë ndëshkuese. Ky njeri e ka vërtetuar se është një njeri i kaosit dhe i një anarkie totale politike, sepse e kontrabandoi një ligj, para se të zgjidhja presidentja, në mënyrë që diaspora mund të votojë në ambasada. Me këtë akt ai ka shqetësuar ambasadat e huaja dhe partnerit që i kishte premtuar që do të qëndronte në sallë, LDK-ja ëhstë duke e shqyrtuar largimin nga kuvendi i Kosovës.
Unë e kam thënë dhe e ripërsëris që Albin Kurtin e mbështes si politikan që nuk është hajdut, ndërsa në idetë e tjera nuk bashkohem, sepse është një marksist-leninist. Kontrabandojë një ligj në mënyrë që vendin ta çojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Unë e mbështes në qëndrimin e tij karshi korrupsionit dhe ndalimit të parasë publike, por kjo nuk është e mjaftueshme. Kurti gjatë 20 viteve, karriera politike e tij është mbi kaosin dhe abuzimin. Ai ka kundërshtuar nënshkrimin e marrëveshjes së Rambujesë dhe më pas me paketën e Ahtisarit. Unë kam shpresuar që Kurti do të kishte mbledhur mendjen.
Zeka shtoi se Kurti duhet që t'i ulë gjakrat dhe jo të na çojë në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe duhet të presë që të bëhet Vjosa Osmani presidente.
Zeka: Kurti duhet që t'i ulë gjakrat dhe jo të na çojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Të presë që të zgjidhet Vjosa Osmani presidente. Politikanët e Ballkanit vuajnë shumë nga pabesia, në asnjë vend nuk e di kë ke mik dhe kë ke armik. Nuk e di nëse Kurti ka qenë i sinqertë që e do Osmanin për presidente të vendit. Pse ky të shkaktojë një traumë dhe kaos të tillë para zgjedhjes së presidentes me ligjin zgjedhor. Unë besoj se me votimin e këtij ligji, Kurti shpreson në votën e diasporën në mënyrë që të eliminojë edhe Vjosa Osmanin.