Vjosa Osmani zgjidhet presidente e Kosovës


Me 71 vota pro Kuvendi i Kosovës zgjodhi këtë të dielë Presidente Vjosa Osmanin dhe shmangi zgjedhjet e parakohshme.

Pas zgjedhjes në krye të shtetit, Presidentja ka bërë betimin përpara deputetëve. Osmani gjatë fjalimit i ftoi gjithë politikanët që të ndërtojnë së bashku frymën e bashkëpunimit.

"Sot po e përmbyllim parathënin e historisë së re ë politikës në shtetin e Kosovës që filloi të shkruhet më  14 shkurt e 22 mars për t'i hapur rrugën kapitullit të parë të sukseseve të cilat do t'i shkruajmë të gjithë së bashku. Të dashur qytetarë të Republikës, sot Kosova zgjodhi edhe një herë një Presidente grua," tha Osmani.



Lexo: “Unë presidentja e të gjithëve. Do mbroj çdo pëllëmbë tokë. Jemi pak për të qenë NE dhe ATA” Vjosa Osmani mban fjalimin e parë si presidente e Kosovës

Vjosa Osmani arriti të zgjidhet Presidente Kosovës me mandat 5 vjeçar në raudnin e tretë.

39 vjeçarja do të jetë gruaja e dytë në këtë post të rëndësishëm. Tri partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Sërbska nuk morën pjesë në seancën për zgjedhjen e Presidentit.

Si zgjidhet presidenti në Kosovë

Sipas Kushtetutës, që një person të zgjidhet president i Kosovës, në dy raundet e para të votimit duhet të sigurojë dy të tretat e ulësve në Kuvend, pra 80 kartona jeshilë nga 120 në total.

Në raundin e tretë gjithçka lehtësohet, pasi president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në votim duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë. Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

https://youtu.be/1AqTOcUK8us