Në "Air Albania" vaksinohen policët, në shesh të moshuarit, procesi shtrihet dhe në rrethe

Pamjet mëngjesin e sotëm nuk tregonin një ngjarje krimi në stadiumin ”Air Albania” por efektivët janë në rradhë për të marrë dozën e parë anticovid

Pas stafit shëndetësor, arsimit dhe të moshuarve mbi 70 vjeccar, ata konsiderohen grup risku ndaj dhe morën masën mbrojtëse ndaj armikut të padukshëm

Deri të enjten nga 600 efektivë policie pritet të vaksinohen çdo ditë në Tiranë.

Pas injektimit të dozës së parë, efektivët ndihen më të sigurt. 

“Po shumë mirë. Bëmë vaksinën kineze me dëshirë” thote një efektiv.
 
Procesi u inspektua edhe nga kryeministri Rama. 

"Dje kishte nxjerrë New York Times një artikull, ku kjo vaksinë ishte e para. Ishte e para. "

Vaksinimi i policëve dhe gazetarëve u shtri që prej kësaj të shtunë edhe përtej Tiranës.

"Shumë e rëndësishme  që vaksinën ta bëjmë të gjithë. Absolutisht asnjë lloj shqetësimi, ndihem shumë mirë" thote nje gazetar.

Fushata vaksinimit vijon paralelish edhe me grupet e tjera të riskut.

Në sheshin Skënderbej radhët e pensionistëve nisin prej orëve të para të mëngjesit, dhe pakësohen gjatë drekës. 

Disa vijnë të shoqëruar nga më të vegjlit e shtëpisë. 

“Gjyshi dhe gjyshja ime po vaksinohen sepse besojnë, por babi nuk beson” thotë një fëmijë që pret gjyshërit të dalin nga çadrat e vaksinimit.

Ndërsa gjyshërit thonë se ndihen më të sigurtë.

Lexo edhe: Dje vaksinimi i gazetarëve të terrenit dhe operatorëve