Gjokutaj: Qeveri dhe opozita duhet të këmbëngulin për të formalizuar ekonominë
I ftuar në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, Eduard Gjokutaj, ekspert financash, u shpreh se duhet që partitë të shprehen për formalizimin e ekonomisë.
Ai shtoi se bizneset informale kanë ndikuar në këto politikat fiskale dhe se Qeveri dhe opozita duhet të këmbëngulin për të këtë proces.
Gjokutaj: Duhet të vijë një moment që partitë duhet të deklarojnë që kur do ta formalizojnë ekonominë në vend, apo do të lënë në një vit x apo do ta lënë në mënyrë dëshirore. Mos formalizmi i ekonomisë në vend ka mbajtur peng gjithë procesin e strukturimit të saj.
Bizneset informale kanë ndikuar në këto politika. Qeveri dhe opozita duhet të këmbëngulin për të formalizuar ekonominë. Ata duhet të mblidhen për këtë çështje se është një çështje e gjithë Shqipërisë.