“Autizmi kërkon mbështetje”, prindërit kërkojnë më shumë vëmendje nga institucionet

Prindërit e fëmijëve me spektrin autik kërkuan nga institucionet shtetërore më shumë vemëndje për angazhimin e këtyre personave në jetën sociale. Ata ngritën shqetësimin se periudha e pandemisë vështirësoi edhe më shumë  jetën e tyre, kjo për shkak të izolimit dhe ndërprejes së terapisë.

Për fëmijët me spekterin autik pandemia dhe kufizimet prej saj vështirësuan përditshëmrinë e tyre.

Eglantina Bajrami, drejtore e klubit të prindërve të fëmijëve me spektrin e autizmit thotë se prej marsit të vitit të kaluar çdo gjë është ndaluar.

Shkolla online nuk ka qenë e aksesueshme prej tyre.

Në aktivitetin e zhvilluar në kuadër të kësaj dite ndërkombëtare, e pranishme ishte edhe zv.ministrja e Shëndetësisë, Bardhylka Kospiri. 

Ajo  tregoi se çdo institucion shëndetësor i ka dhënë përparësi trajtimit të tyre. 

Aktiviteti, “Autizmi; mbështetje, jo paragjykim” paraqiti një ekspozitë me punimet e fëmijëve me spekterin autik, ku më së shumti dominonin pikturat.