Shalsi: Nuk mund të zgjidhen problematikat e sipërmarrjes me çelës magjik, duhet komunikim

I ftuar në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, Ministri për Sipërmarrjen Eduard Shalsi u shpreh se synimi i tij ka qenë që të ngushtohet hendeku mes sipërmarrësit dhe institucionet shtetërore.

Shalsi tha se nuk mund të ketë një çelës të artë për të zgjidhur problematikat që kanë mbi 20 vite që ekzistojnë në sipërmarrjen dhe biznesin vendas.

Shalsi: Synimi im në krye të herës ka qenë që të ngushtohet hendeku mes sipërmarrësit dhe institucionet shtetërore. Titullarët e institucioneve ishin të pakapshme nga biznesi dhe sipërmarrja. Sigurisht që nuk mund të bëhet perfekte situata pa kaluar në një proces normalizimi dhe dialogu.

Sigurisht që ky proces me sipërmarrjes dhe shtetin nuk është perfekte, por është duke u përmirësuar. Të gjithë kemi bërë një betejë për një paketë fiskale sa më të aplikueshme. Një pjesë e shoqatave të biznesit tashmë nuk sjellin vetëm ankesa, por edhe mënyrën se si do të zgjidhet ky problem.

Sigurisht që nuk mund të ketë një çelës të artë për të zgjidhur problematikat që kanë mbi 20 vite që ekzistojnë. Prandaj në këtë proces duhet një komunikim të ndërsjelltë. Ka ardhur koha që bashkë të ndërtojmë një urë komunikimi për ta bërë sa më efikase punën tonë.