Xhaferri: PS në 20 vite në qeverinë vendore është kthyer makth për Durrësin, dështoi me tërmetin

Në një intervistë për gazetaren Matilda Mcini në Ora News, kandidati për deputet i PD-së në Durrës Ferdinand Xhaferri u shpreh se qytetarët janë të mobilizuar për ndryshim dhe kjo gjë duket në të gjithë vendin.

Sipas Xhaferrit, kur abuzimet janë më shumë se 1 miliardë euro në vit dhe programi i PD-së ka një kosto jo më shumë se 600 milionë euro, para do t'u kthehen njerëzve nga ky abuzim.

Xhaferri: Qytetarët janë të mobilizuar për ndryshim dhe kjo gjë duket në të gjithë vendin. PD ka bërë një program shumë të mirë me ekspertët më të mirë shqiptarë me ndihmën e ekspertëve gjermane. Programi në gjithë elementët e fillon procesin e riafrimit të vendit tonë me BE-në që ka 8 vite që rri në të njëjtin vend. Po ashtu ëhstë një program që e qarkullon paratë në ekonomi. Programi është një program që e kthen qeverinë në mbështetje të qytetarëve.

Sipas raporteve të KLSH me tenderat publikë janë shpërdoruar 7.2 miliardë euro. Ky është një tregues se si këta kanë abuzuar me pushtetin. Po ashtu me taksën e sheshtë që u provua nga qeveria e PD-së, u krijuan 1.8 miliardë euro më shumë në një vit. Abuzimet janë më shumë se 1 miliardë euro në vit, ndërsa fryma e programit ka një kosto jo më shumë se 600 milionë euro. Pra, këto para aty janë dhe gjenden. Këto janë para që do t'i jepen publikut, se deri më tani merren me dhunë nga qeveria. Ne biznesin do ta bëjmë partner se qeveria është si dhunuese me biznesin.

Xhaferri shtoi se PS 20 vite në qeverisjen vendore dhe qyteti mbytet i gjithi në pak minuta shi, si dhe theksoi se mazhoranca dështoi në raport me tërmetin.

Xhaferri: Makthi për qytetarët e Durrësit ka 8 vite që vazhdon. Sa vjen sezoni turistik çahen rrugët. Ndërhyhet në infrastrukturë vetëm kur ka përfitime. Kanë 20 vite në qeverisjen vendore dhe qyteti mbytet i gjithi në pak minuta shi. Këta kanë dështuar ne raport me tërmetin dhe nuk vrau tërmeti, por vrasu shkelja e ligjit dhe masakra urbane. Këta i kanë nxjerrë dëmet, por i fshehën dhe të akuzuarit i emëruan në bashki. Kjo si një kod mafie që të blihet heshtja. Po ashtu ndërtesat u shembën në tokë sepse duan që të fshehin gjurmën. Nga 36 shesh-ndërtime vetëm 2 kanë filluar dhe këta janë të PS-së.