Shalsi: Jam avokat i biznesit për të adresuar drejt problematikat e tyre

I ftuar në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi u shpreh se ai është një avokat i sipërmarrjes dhe biznesit në vend.

Shalsi: Unë e kam konsideruar shumë frytdhënëse faktin që sipërmarrësit që t'i pres në mjediset e tyre. Burokratët kur flasin më sipërmarrjen kur nuk e njohin terrenin, unë kam bërë beteja dhe jam në konflikt me kolegët e mia.

Më kanë ndihmuar shumë për zgjidhjen e problematikave të tyre dhe jam një avokat i biznesit për të adresuar drejt problematikat e tyre. Vazhdimisht pranë ministrisë vijnë ankesa dhe sugjerime të ndryshme nga biznesi, por kurrë më parë nuk janë analizuar me kujdes këto probleme për të gjetur një zgjidhje.