Tupe: Njerëzit e varfër e shesin lehtë votën, Rama të shkojë një 5 vjeçar te psikanalisti dhe pastaj të kërkojë 20 mandate

Profesor Edmond Tupe thotë se Rama duhet larguar me çdo kusht në 25 prill por nga ana tjetër e sheh të vështirë me nivelin e varfërisë që ka vendi jonë.

Për Rtv Ora ai thotë se njerëzit e varfër shiten lehtë.

Tupe: Problemi është se historikisht njerëzit  e varfër shihet lehtë, e shesin votën. Edhe kur janë të bindur, kanë fëmijë për të ushqyer, është ti futesh tjetrit thikën te plaga dhe ta rrotullosh brenda plagës.Kjo është fatkeqësia kombëtare, ne shitemi.Nuk do ta quaja mercenarizëm këtë, por janë kushtet ekonomike dhe ndoshta një trashëgimi historike që ne adhurojmë njëshin. Të gjithë njëshat janë të sëmurë, kanë sëmundjen e Hubris, përfshirë dhe zotin Edi Rama, ende kryeministër.

Si premtimin më qesharak që ka dëgjuar gjatë kësaj fushate zgjedhore, Tupe veçon atë se ne do të bëhemi popull i lumtur gjatë mandat të tretë të Ramës kryeministër.

Për këtë të fundit ka dhe një këshillë.

Tupe: Që ne do të bëhemi popull i lumtur së shpejti, për mandatin e tretë të tij. Don Kishoti më dhimbset se është një ëndërrimtar i kohëve të kaluara, ky është një Don Kishot special që dehet me vetëveten, ndihet i lumtur. Rama nuk ka nevojë ta mbrojë Zoti nga miqtë dhe armiqtë por duhet të mbrohet dhe ruhet nga vetëvetja, duhet ti lutet Zotit më mbro nga vetëvetja. Ai duhet të shkojë të bëjë një mandat 5 vjeçar në klinikën e një psikanalisti, me nga dy takime në ditë. Pastaj le të vijë dhe të kërkojë 20 mandate të tjera por të pastrohet nga vetëvetja. Ka nevojë të ngutshme të shpëtojë vetëveten nga vetëvetja e tij dhe veten tonë nga vetja e tij.

Intervistoi Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana