Ju flet Moska-Vetingu i vërtetë për drejtuesin e SPAK Arben Kraja dhe zonjën e tij të artë!

Vetingu i kreut të SPAK ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.

Myftaraj: Vetingu në drejtësi në Shqipëri është një kontroll i posaçëm i ideuar dhe i kërkuar nga parrtnerët tanë ndërkombëtarë, posaçërisht nga SHBA. Ka disa raste të posaçme ku personave drejtues të organeve të drejtësisë, si drejtuesi i SPAK që duhet të kalonte në filtrin e vetingut në mënyrë të posaçme, edhe zonja e tij Gladiola Mustafarai Kraja.

Këtë e them duke pasur parasysh karrierën e zonjës Kraja që mund ta quajmë zonja e artë. Nëse ka rast kur partnerët ndërkombëtarë, të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, posaçërisht amerikanë, mund të na kishin ndihmuar për një veting të posaçëm në raste konkrete është rasti i gruas së drejtuesit të SPAK, Gladiola Kraja.

Ka një karrierë interesante. Në moshën 23 vjeç, në shtator 1990, ka nisur punë në Bankën e Shqipërisë, Bankën Qëndrore. Njerëzit që kanë hyrë në punë në këtë periudhë i kanë marrë për të hedhur firma në disa dokumenta.

Në këtë periudhë pas ngjarjeve të ambasadave  regjimi komunist filloi shndërrimin. Shndërrimi u bë në disa linja, një ishte apolitike me  lëvizjen e rreme studentore të dhjetorit. Ishte një linjë financiare me transferimin e arit shqiptar, na erdhën disa të dhëna që u transferua në Zvicër ari shqiptar.

Në 2016 gazetari Artur Çani publikoi disa dokumente që tregonin për transferimin e 4 ton ar në dy banka të Zvicrës.Çani i bëri një kërkesë zyrtare Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë që është dhe sot dhe i kërkoi dokumenta për transferimin e arit dhe nuk mori përgjigje as atëherë, akoma dhe sot.

Nga dokumentet e hollësime të publikuara të vetingut për zotin Arbën Kraja dhe të dhënat për gruan e tij nuk del të jenë marrë fare organet e vetingut me veprimtarinë e zonjës Gladiola Kraja në Bankën e Shqipërisë. Ajo ka filluar punë në shtator të 1990 në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë që bënte transfertat e valutës dhe arit shqiptar.

Shikoni videon e emisionit për analizën e plotë.