Protestë për vrasjen e kafshëve, qytetarët dhe shoqëria civile dënojnë vrasjen e qenve
Keqtrajtimi dhe vrasja e kafshëve ka nxjerrë në protestë qytetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile.
Qentë lihen pa ushqyer, dhunohen dhe helmohen.
"Thjesht mos ti vrasin, kafshët atje dhunohen, lihen pa ngrënë deri në momentin që do të ngordhin".
Besa Kokëdhima: Mjafton të afroheni atje dhe të dëgjoni se çfarë ulërimash ka atje është një lemeri më vete.
"Është turp për në të na shikojë bota me këto lloj pamjesh".
Roza Lati: Të gjithë si shqiptari që Erion Veliaj nuk i do kafshët e morëm vesh.
Të revoltuar, protestuesit ju adresuan me një thirrje dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.
"Mjaft më ke vrarë, ti kishim rreshtuar këtu ishte mbushur sheshi me qentë që ke vrarë ti."
"Për të përcaktuar këtë njeri që ka emrin Erion Veliaj, ti thuash fëlliqësirë i bën nder."
"O do të japë dorëheqjen ky njeri sot, ose do të mbyllet ai spital".
Organizatorët e protestës paralajmëruan edhe një padi në SPAK për këtë çështje.
Protesta është zhvendosur më pas në spitalin e kafshëve në Kombinat duke kërkuar mbylljen e institucionit.
Më pas pjesëmarrësit kërkuan një komunikim me Drejtoreshën e spitalit.
Në mungesë të një reagimi zyrtar u goditën me forcë dyert dhe dritaret e klinikës veterinare.
Në tetë vitet e fundit sipas statistikave janë vrarë rreth 15 mijë qen.
Në shenjë simbolike para dyerve të spitalit u hodh bojë e kuqe për gjithë gjakun e derdhur nga vrasja e kafshëve.