Shkodra: Ka shumë institucione dhe zyrtarë të papërgjegjshëm të cilët i ngarkojnë barrë biznesit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2021, 22:16
I ftuar në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, Arben Shkodra, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve të Shqipërisë u shpreh se ka shumë institucione dhe zyrtarë të papërgjegjshëm të cilët ingarkojnë barrë biznesit.
Shkodra: Pse duhet të na duhet një ministër shteti që ta mbrojë biznesin nga shteti? Në këtë lloj inventari që nuk kanë fund sepse ne jemi në diskutime të gjata që janë të rëndësishme për biznesin. Ne kemi arritur që të ndryshojmë pjesën fiskale në muajt e parë të buxhetit.
Ka shumë institucione dhe zyrtarë të papërgjegjshëm të cilët i ngarkojnë barrë biznesit. Unë uroj që kushdo që të vijë dhe këtë ministër Shteti ta kthejë në ministri me portofol. Ne duhet të kemi një ministër për sipërmarrjen dhe tregtinë.