Zhvendoset kryeministri, ja shtëpia e re ku është vendosur Albin Kurti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2021, 10:19
Kryeministri Albin Kurti ndërron vendbanimin raportojnë mediat kosovare.
Kurti mësohet se është shpërngulur në një shtëpi private në lagjen ‘Taslixhe’ në Prishtinë.
Komshinjtë e rinj të Kurtit thonë se këtë shtëpi ai e mori me qira.
Lidhur me ndryshimin e vendbanimit të Kurtit nga banesa në një shtëpi zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu nuk ka dashur të flasë, duke e lidhur me çështje të sigurisë.
Më përpara Kryeministri jetonte më në një banesë 60 metra katror.
Shikoni videon për më shumë: Ekskluzive: Shefi i ekzekutivit ndërron vendbanimin