Infektohet me covid- Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani infektohet me koronavirus.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ramadani ka bërë të ditur lajmin dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
IKSHPK-ja, së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë, janë dy institucionet kryesore që udhëheqin luftën kundër pandemisë së koronavirusit në Kosovë.

Ditët e fundit, Kosova ka regjistruar rritje të rasteve të reja me COVID-19. Vetëm gjatë të dielës, u regjistruan dhjetë viktima dhe 914 raste të reja.
Në mbrëmjen e 28 marsit, në Kosovë arritën dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit. Bëhet fjalë për 24.000 doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca, të cilat Kosova i ka pranuar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë

“Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitivë duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet”, ka shkruar Ramandani.