"Luftë" për votë personale, garë apo përçarje brenda partisë
Në këto zgjedhje për herë të parë kandidatët do të maten me votë. Pikërisht ajo qe u quajt listë e hapur, ka rezultuar në një nga shqetësimet më të mëdha për forcat potlike gjatë kësaj fushte elektorale. Kandidatët kanë flakur programet dhe kanë harruar elektoratin e lëkundur, duke u fokusuar në fushatë brenda llojit për të garantuar votë personale.
Tirane- Kur i dhanë votat ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, deputetët socialistë duket se zbatuan urdhrin politik dhe nuk e kishin parashikuar se ajo që e quajtën listë e hapur do ti bënte “armiq” brenda llojit.
Ketë gjë e kuptuan kur Edi Rama i renditi në listë dhe shumë prej figurave kryesore do ti duhet që të punojnë për të thyer atë që quhet “hersi”, dhe ju garanton karrige në kuvend.
Por ky proces, që në nisje të fushatës është kthyer në problem ku kandidatën kanë harruar të shpalosin platforma apo të kërkojnë mbështetje tek të lëkundurit, duke u angazhuar në lobingje për të garantuar sa më shumë vota nominale.
Shqetësimi ka ardhur deri në Tiranë, sa shefi i tyre Edi Rama, u detyrua ti mblidhte kandidatët e tij e tu jepte ketë mesazh të prerë:
“Shmangni konfliktet e brendshme për vota personale dhe punoni për objektin e PS”
Në këtë debat janë përfshirë edhe partitë opozitare dhe udhëheqsja e tyre Partia Demokratike.
Por që në krye të herës mesazhi ka qenë i qartë: për të shmangur fushatat individuale dhe për tu përqendruar tek maksimializmi i votës. Por përtej kësaj, nën dhe, ky fenomen ka qenë i pa shmangshëm.
Në disa qarqe, ku mund të përmendën Elbasani, Korça, Durrësi por dhe Shkodra, ish deputet që jan listuar në zona rrëziku, jan fokusuar në fushtë brenda llojit për të marrë vota nominale, edhe pse udhëzimi ka qenë i prerë për ti lënë qytetarët te lirë kur vjen puna tek prefernca në emër.
Duket se deri në 25 prill, përtej ankthit për rezultatin, problem real për partitë politike do të jetë lufta brenda llojit.