Rama: Nuk po i përdorim vaksinat për fushatë, askush tjetër nuk e bën detyrën si ne
Këndi i fjalës së kryesocialistit Rama me kandidatët për deputetë të Lezhës nisi me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të socialistit Bashkim Fino.
Edhe pse ktheu sytë nga vaksina kineze dhe ruse pak orë para nisjes së fushatës elektorale, shefi i mazhorancës habitet me fjalët e njerëzve që ai po e përdor vaksinimin për interes të partisë së tij.
Rama: Si, në çfarë forme e paskemi lidhur vaksinimin me fushatë, ku ne jemi i vendi nga 2 vende në rajon që kemi siguruar vaksinimin masiv. BE na përjashtoi të gjithëve ne dhe rajonin nga skema e shpërndarjes së vaksinave, s’kishim asnjë, sot ne bëjmë vaksinim masiv, ndërkohë që të tjerët janë në fazën e dozave simbolike, pse apo se ranë nga qielli, apo sepse në e bëmë planin në atë mënyrë që vaksinat të vijnë në të njëjtën kohë me fushatën? Jo sepse ne bëmë detyrën tonë, se askush tjetër nuk e bën detyrën si ne.
Janë bërë shumë punë e shumë gjëra, sot shumë kush kur komenton duke pirë kafe ose i shtrirë kolltuk apo krevat duke luajtur në Facebook, thotë ah, sikur të ishin bërë kaq shumë punë, jo vetëm në fushatë, në fakt asnjë nga punët që janë bërë në Lezhë nuk janë bërë sot dhe as për fushatë.
Nuk e zgjodhëm tërmetin që të vite 15 muaj para zgjedhjeve, ne punën e kemi filluar qysh atë natë, plaga e parë që hapi ishte lënia pa çati e mijëra familje dhe ne e menduam që ato duhet të strehohen dhe në kushte të mira, dhe ashtu ndodhi falë bujarisë të shumë operatorëve që kanë hotelet në buzë të detit mundëm të strehojmë në kushte optimale si turistë me të gjitha shërbimet ato që mbetën pa strehë.
Filluam punën për të bërë verifikimin e dëmeve, do donim t’i bënim gjërat më shpejt, por punët kërkojnë punën e tyre dhe kur ne ishim duke u marrë me projektet dhe këtë proces të rindërtimit, ne nuk e zgjodhëm që të na godiste COVID-i, që futi në konfuzion total të gjithë botën.
Kur do të tregosh me çdo kusht se respekton rregullat e qarkullimit, mund edhe të gabosh.
Ashtu si Kryeministri i cili flet për semaforë në qytetin e Laçit, në të cilin nuk ka patur kurrë të tillë.
Rama: Sot ne ishim ne Laç dhe duke qenë se ishin një nga ato të martat e ciklit të të martave të shenjta u detyruam të qëndrojmë në rradhë, duke qenë se unë gjithmonë respektoj radhët në rrugë, pasi shoferët e mi e dinë shumë mirë se marrin gjobë nëse nuk respektojnë semaforin.
Rama ka ironizuar kundërshtarin e tij politik Lulzim Basha për gafat me shifrat, por këtë radhë në Lezhë të njëjtin “gabim” e bën vetë ai me 13 të martat e shenjta.
Rama: Gjatë gjithë periudhës së 12 të martave të shenjta.
Për të marrë mandatin e tretë, shefi i mazhorancës nuk i ndal sulmet ndaj kandidatëve të PD, me të cilët jo pak herë ka patur përplasje në studio televizive.
Rama: Ju thashë mos votoni Fran Frroku dhe ja ku përfundoi në burg, tani ju them mos votoni Mark Markun, ai nuk do shkojë në burg, por nuk shkon as në punë, mirë Markun, por Gjekmarkun c'e doni? Një lolo, unë e njoh nga eksperienca ime se kam pasur disa përballe me të, si mund të ulet niveli deri këtu dhe ç'lidhje kanë me sfidat që ka Lezha, ne duam ta çojmë Lezhën në një nivel tjetër ekonomik, duke hapur kantiere publike, po flas për investime të mëdha.
Edi Rama nënvizon faktin se PS është për fushatën e vaksinimi ndërsa PD për infektimin.
Rama: Po vazhduan kështu do të përfundojnë që mitingun e përmbylljes ta bëjnë te "Shefqet Ndroqi." Unë nuk po ju kërkoj nuse për votën.