Trafiku, "buka" e përditshme në Tiranë
Të nisesh drejt kryeqytetit përmes autostradës Durrës-Tiranë dhe të mos qëndrosh në trafik është një mision i pamundur.
Nga mbikalimi i zonës së Kasharit deri te zona e Astirit, një drejtuesi mjeti i duhen më shumë se 40 minuta të kalojë.
"U lirua rruga, ja si është trafiku në Tiranë, me u mbyt fare."
"Kam gjysmë ore në trafik, nga mbikalimi i Kasharit deri këtu."
Kjo është një situatë me të cilën qytetarët duhet të përballen çdo ditë.
Edhe rrugët dytësore mes pallateve, të cilat përdoren për të evituar kalvarin e makinave mbeten të bllokuara.
Për shkak të punimeve që po kryhen te ish-sheshi "Shqiponja" ka lëvizje dhe të makinave të tonazhit të rëndë të cilat e rëndojnë dhe më tepër qarkullimin.
Në këtë pjesë të projektit i është dhënë përparësi nënëkalimit në dalje të Tiranës, e cila u hap më shumë se një javë më parë kur në të vërtetë bllokimi krijohet në hyrje të saj.
Ndërkohë nënkalimi i dytë pritet të hapet në javët në vijim.