Vëzhgimi i "BOOM": Veliaj harron premtimin për konviktet, i lë studentët në kushte primitive
Në 31 janar të vitit 2019, pak ditë pas protestave studentore, kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet për rikonstruksionin e godinave në Qytetin Studenti.
Ai u shpreh në atë kohë se investimet ishin përqendruar në ambjentet e përbashkëta, ndërsa në verë, kur studentët të largoheshin nga konviktet, do të ndërhyhej edhe në dhoma.
Sot, 2 vite pas këtij premtimi, grupi i xhirimit të emisionit investigativ "BOOM" në Rtv Ora ishte në Qytetin Studenti për të pyetur vetë studentët se sa të kenaqur ndihen tani që dhomat e tyre janë transformuar.
"Nuk kanë bërë rregulime në dhoma. Banjot nuk janë dhe aq në rregull. Pllakat janë shumë keq. Ka disa suvatime të tërmetit. Ndërsa dyshekët janë shumë të vjetër, po ashtu edhe dollapët.Në dhomë qëndrojmë 3 veta, por më duket e vogël për 3 vjaza. Kemi vetëm një prizë për disa pajisje."
"Këtu nuk është bërë asnjë ndërhyrje. Nuk kanë rregulluar gjë. Na ofrojnë vetëm dhomën, asgjë tjetër."
Nga e thëna në të bërë duket se na ndan një lumë i tërë.
Emisioni "BOOM" bëri një vëzhgim në ambjentet e brendshme të godinave për të parë se në çfarë gjendje janë dhomat, për të cilat Kryebashkiaku Veliaj siguroi se do të rikonstruktoheshin.
Në realitet asnjë ndërhyrje, kushte primitive.