Tiranë, përplaset me automjetin, humb jetën motoristi 27-vjeçar

Një 27-vjeçar humbi jetën pasditen e sotme në një aksident rrugor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15 në rrugën "Bardhyl" në Tiranë.

Viktima me iniciale E.Ç po udhëtonte me motor kur është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin P. L.

Në gjendje të rëndë pas aksidentit ai u transportua në spital për ndihmë mjekësore ku edhe ndërroi jetë.

Drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. L, u shoqërua në ambientet e komisariatit Nr.4, për veprime të metejshme hetimore.