Mësim mes mbeturinash, në fshatin Fitore papastërtitë e kanalit janë hedhur ngjitur me shkollën

"Shikoje, dy metra vete lart këtu."

Revolta e këtij qytetari vjen, pasi barishte të ndryshme po mbijnë në murin e shkollës.

Shkak për këtë situatë, është bërë pastrimi i kanalit në 2017, që ndodhet ngjitur me shkollën "Ismail Qemali", në fshatin Fitore të Vlorës.

"Të gjithë mbeturinat u hodhën aty. U mbush me ujë dhe mbeti lagështia brenda."

"Na shqetëson për fëmijët në radhë të parë."

Autoritetet lokale, hoqën mbeturinat nga kanali, dhe i lanë ngjitur me murin e shkollës.

Brenda ambientit lagështira ka kapluar klasat, thonë prindërit.

"Epidemi nga mbeturinat, jemi ankuar disa herë dhe askush nuk e vë ujin në zjarr."

Situata alarmante, shqetëson banorët pasi fëmiëjt e tyre mësojnë mes lagështisë dhe papastërtisë.

"Të vijnë dhe ta sistemojnë shkollën ku mësojnë ata dy fëmijë që kanë mbetur."

Në të njëjtën situatë ndodhet edhe Qendra Shëndetësore e Fshatit.

"Mjerë ky popull, ku do të ankohesh, nuk ka shpresë këtu."

Mbeturinat e kanalit janë shpërndarë në të gjithë zonën, ndërsa autoritetet heshtin përballës kësaj situate.