U kap nga RENEA duke konsumuar hashash në banesën e Ardjan Çapjas, ja kush është i arrestuari i dytë
Ardi Çekani është personi që u arrestua mëngjësin e sotëm gjatë operacionit policor të koduar "Krasta" së bashku me Ardjan Çapjan, i dyshuar për vrasjen në vitin 2012 të Nezir e Gentian Beqirit.
Gazetari i Ora News Elton Qyno raporton se Çekani u ndalua në momentin kur forcat RENEA kanë hyrë në banesën e Ardjan Çapjas.
Çekani po konsumonte hashash kur u arrestua dhe njëherësh policia i gjeti një sasi lëndë narkotike.
Ndaj tij momentalisht është ngritur akuza e "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike".
Lexo edhe-Vrasja babë e bir në Elbasan, RENEA arreston Ardian Çapjan dhe shpall në kërkim Florenc Çapjan
Forcat Speciale zbarkuan në orët e mëngjesit të sotëm, 29 mars 2021, në kompleksin e banesave ku jetojnë anëtarët e fisit Çapja në periferi të Elbasanit.
Aty është vënë pranga edhe 53 vjeçari Ardian Çapja të cilit në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov, ndërsa gjatë aksionit nuk pati rezistencë.
Mes personave të arrestuar është dhe Çekani, që shërbente si roje pranë familjes Çapja, të cilit në momentin e ndalimit ju sekuestrua një sasi hashashi.
Për vrasjen e babë e bir vijon të jertë në kërkim Florenc Capja, nipi i Ardjanit.
Të dy këta dyshohet se janë organizatorë dhe financues të krimit, pasi Gentian Beqiri në atë kohë 35 vjeç akuzohej për ekzekutimin e biznesmenit Sokol Çapja, vëllai i Ardian Çapjes, ngjarje e ndodhur në vitin 2005.
Nezir e Gentian Beqiri u vranë brenda në banesën e tyre ku ishin nën mbrojtjen e dy efektivëve të policisë.