Ditë zie për Bashkim Finon/ Demalia: Duhej të ishte për Arjan Salën
Qeveria e shpallit këtë të hënë, 29 Mars, si Ditë zie Kombëtare në nderim dhe homazh për politikanin e njohur Bashkim Fino, i ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm.
Por kundër këtij vendimi të qeverisë del analisti shqiptar që jeton në SHBA, Ilir Demalia.
Përmes një reagimi në Facebook, Demalia rëndit arsyet pse duhej shpallur ditë zie për vdekjen e të riut Arjan Sala dhe jo për ish kryeministrin.
Reagimi i plotë i Ilir Demalisë:
Ditë zie?!!
Ditë zie për ata që e kanë varfëruar dhe vrarë dhe bërë ferr vëndin, sa një popull do të iki nga sytë këmbët. Ditë zie duhet të ishte për Arjan Sala dhe familjen e tij. Me 400 mijë Leke pagese në muaj u flijua në flakë për të shpëtuar jetë njerëzish. 400 mijë lek ky për të cilin mbahet ditë zie, nga zia e këtij vendi, harxhonte vetëm për PURO në javë. Pa llogaritur milionat që paguheshin nga Buxheti Shtetit, pra nga taxpaguesit që jetojne në përpjekje për të dalë nga muaji, për kurimin e këtij B.F prej 4 vjetësh në Itali.
Familja e B.F është e siguruar në luks. Familjes dhe djalit Arjan Salas do ti mungojë jo vetëm djali, burri, babai por edhe mungesa financiare me dhimbjen e flakëve.
Shoqërisë shqiptare i mungon boshti moral i vlerave dhe vlerësimit dhe raporti me ato.
Kjo është zia permanente dhe prandaj janē nē këtë gjëndje shqiptarët dhe do të vazhdojnë të trajtohen si kavje nga nga hajnat dhe mashtruesit ordiner të politikës.
Lexo edhe: Rama viziton familjen e Arjan Salës, shpallet Dëshmor i Atdheut