BOOM - Qytetari me shenja dhune në trup, prokurori: Ishte debat me fjalë, nuk ka kërcënim për jetë
Dhuna e tre personave ndaj shtetasit me iniciale O.D është investiguar nga emisioni BOOM.
Ky shtetas punon si taksist me licence dhe është dhunuar në pikën e kalimit kufitar Kakavijë kur ka shkuar për të marrë disa pasagjerë.
Taksisti: Tre persona ndaluan makinën dhe më dhunuan. Më grisin bllokun me dhunë. Prokuroria e vendosi si një çështje civil dhe gjykata më dha të drejtë si një çështje penale. Prokurori sot e 4 muaj nuk më ka thirrur."
Edhe pse shenjat e dhunës janë të dukshme prokurori i Gjirokastrës, Adnan Hoxha ka vendosur mosfillimin e procedimit penal duke u shprehur se midis kallëzuesit dhe të kallëzuarit ka pasur debat verbal me fjalë.
Gazetarja: Keni shkruar se ka qenë dhunë verbale. E keni marrë ndonjëherë në pyetje?
Taksisti: Nuk më ka marrë asnjëherë.
Prokurori: Kur nuk ka vepër penale, nuk e marr dot në pyetje.
Gazetarja: Nuk është vepër penale kjo, me brinjë të thyera?!
Kryeprokurori i Gjirokastrës: Prokurori bazohet në një akt ekspertize dhe thotë në rast është deri në 9 ditë dhe zotëria t'i marrë vetë provat e të kërkojë dënimin e personave.
Dyshime lindin edhe për akt ekspertimin mjeko ligjor.
Mjeku i Gjirokastrës nuk i ka bërë grafi shtetasit të dëmtuar dhe si rezultat është shprehur se ka humbur 9 ditë aftësia për pune.
Por nga një grafi e bërë në një tjetër spital rezulton se pacienti ka dëmtime të brinjëve.
Mjeku: Zotërinë e njoh shumë, se ka ardhur tek unë me letër dhe vetëm shenjat e krahut kishte, e unë i kam shkruar ato që kishte.
Taksisti: Ti më ke bërë një të padrejtë. Me brinjët e mia nuk bën pazar dot ti. Ti më kë vrarë për herë të dytë.
Prokurori Adnan Hoxha nuk ka filluar procedim penal, por gjykata e Gjirokastrës pas apelimit të këtij vendimi i kërkon këtij prokurori që të thellojë hetimet dhe ta regjistrojë si çështje penale.
Pavarësisht këtij fakti prokurori e ankimon këtë vendim edhe pse shenjat e dhunës në trupin e të dëmtuarit duken qartë.