Lamtumirë Bashkim Fino! Përcillet për në banesën e fundit ish-kryeministri
Trupi i pajetë i ish kryeministrit dhe deputetit Bashkim Fino ka lënë sallën e Pallatit të Kongreseve ku u zhvilluan homazhet për tu përcjellë për në banesën e fundit.
Me një karrierë rreth 30-vjeçare në politikë, Bashkim Fino, simbol shprese si ish-kryeministër në qeverinë e Pajtimit Kombëtar në ’97-ën, humbi betejën me COVID-19.
Jeta e deputetit socialist, në 6 legjislatura, u ndërpre në mes mengjesin e kësaj të hëne, rreth orës 04:00, pas një arresti kardiak.
Lexo edhe: Politika i jep lamtumirën Bashkim Finos, Shqipëria në zi
JETËSHKRIMI
Bashkim Fino ka lindur në Gjirokastër në 12 tetor 1962. Pas arsimit të mesëm, kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Financë.
Në zgjedhjet e para pluraliste në pushtetin vendor në Shqipëri, në vitin 1996, të mbajtur 3 muaj pas zgjedhjeve parlamentare, Fino u zgjodh kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996.
Kulmi i karrierës së Bashkim Finos do të do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej kryeministër i Shqipërisë në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, si një figurë e pranuar nga të gjitha palët. Këtë detyrë Fino e ushtroi nga muaj mars deri në korrik 1997.
Nga vitit 1997 deri në 1998, Bashkim Fino ka ushtuar detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 ishte gjithashtu Ministër i Pushtetit Lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa në periudhën 2004-200, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.
Fino është zgjedhur gjithashtu deputet i Partisë Socialiste në të gjitha legjislaturat që nga zgjedhjet e korrikut 1997 deri në zgjedhjet e 2017.
Në zgjedhjet e 25 prillit, Bashkim Fino do të kandidonte si i katërti në listën e PS në Fier.
Qeveria, me propozim të kryeministrit Edi Rama, e shpalli këtë të hënë ditë zie kombëtare.