Gogo: Partitë e mëdha kanë frikë nga vota e emigrantëve, kanë krijuar patronazh politik

Në një intervistë për RTV Ora, Premto Gogo, drejtuesi i KRIIK Albania u shpreh se vendimi i Kolegjit Zgjedhor për listën e PD-së është një vendim i drejtë dhe në frymën e Kodit.

Sipas Gogos, pas shumë përvojave negative si procesi zgjedhor i vitit 2019, tashmë organizimi i procesit zgjedhor, ka një qasje tjetër të bazuar në marrëveshjen e 5 qershorit.

Gogo: Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për listën e PD-së është një vendim i drejtë dhe në frymën e Kodit. Nëse co të shihet në kontekstin e listave të hapura dhe barazisë në garë, si dhe teknikisht të jetë më e lehtë fleta e votimit, kjo bën që të shihej numri tavan me të cilin partitë mund të prezantohej në zgjedhje. Deri më tani ka një frymë pozitive në zgjedhje që rrjedh edhe nga marrëveshja e 5 qershorit për një prevalim të institucioneve ndaj qëllimeve politike. Kolegji ka bërë një qasje racionale lidhur me votimin preferencial dhe barazinë në garën zgjedhore.   

Ne përmes një raporti evidentimi dhe përfshin një periudhë qysh nga marrëveshja 5 qershorit deri më sot. Përgjithësisht ka një qasje pozitive në pikëpamje të të gjithë aktorëve. Pas shumë përvojave negative dhe pas procesit zgjedhor të vitit 2019, tashmë organizimi i procesit zgjedhor, edhe pse i varur nga të njëjtat forcave politike, ka një qasje tjetër të bazuar në marrëveshjen e 5 qershorit. Është rritur efikasiteti i KQZ-së.

Gogo shtoi se partive politike të mëdha në vend nuk u intereson që të votojnë emigrantët sepse sipas tij kanë krijuar një patronazh politik.

Gogo: Ka një sërë problematikash që lidhet me adresën e emigrantëve. Ne i kemi shkruar ministrit të Brendshëm për të bërë transparencë, por që nuk ka ndodhur. Ky është një problem dhe një e drejtë kushtetuese që duhej të ishte zgjedhur. Të dyja palët kanë frikë nga emigrantët sepse kanë krijuar një patronazh politik. Ne kemi thënë pse futja e emigrantëve dhe shtrirja e partive ku ata jetojnë, do të prishë këtë patronazh të partive politike. Kjo pasi nuk ka një ndikim për çështje si punësimi në raport me ta.